Escobar: SHBA-të do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve në veri, pavarësisht bojkotit të serbëve

Aktuale

Escobar: SHBA-të do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve në veri, pavarësisht bojkotit të serbëve

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:23
Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, pavarësisht bojkotit nga ana serbëve lokal të Kosovës

Dhe sipas tij serbët loak duhet t’iu rikthehen institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bojkotoi i zgjedhjeve nuk përcakton rezultate të tyre.

“I kam bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por duhet patjetër të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në institucione”, ka thënë Escobar.

SHBA-ja po kërkon që serbët të kthehen në Polici, sepse nuk mund të ketë një komunitet që nuk ka shërbime komunale dhe që nuk ka forcë policore sipas Escobarit.

Gabriel Escobar ka shtuar ai për Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat