Karabinierët italianë monitorojnë Policinë Ushtarake të FSK-së

Aktuale

Karabinierët italianë monitorojnë Policinë Ushtarake të FSK-së

Më: 29 prill 2023 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës bazuar në planin bilateral që ka me Italinë.

Ata kanë realizuar trajnimin e përbashkët për kontrollim të turmave në Kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të FSK-së, në vitin 2022, Policia Ushtarake ishte pjesë e trajnimit në Gorizia të Italisë dhe këtë vit është vazhduar ky aktivitet në Kosove, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave me karabinjerët.

Tre instruktorë karabinierë kanë ardhë në Kosovë dhe janë duke monitoruar trajnimin dhe shpërndarë përvojat e tyre me Policinë Ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat