Paçarizi: Në deklaratën për personat e zhdukur asnjëra palë nuk identifikohet si përgjegjëse

Aktuale

Paçarizi: Në deklaratën për personat e zhdukur asnjëra palë nuk identifikohet si përgjegjëse

Më: 3 maj 2023 Në ora: 22:52
Rrahman Paçarizi

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se në deklaratën për personat e zhdukur as pala kosovare as ajo serbe nuk identifikohet si përgjegjëse.

“Këtu nuk ka asnjë palë që po identifikohet si përgjegjëse”, u shpreh Paçarizi në Rubikon.

Paçarizi tha se në dokument përmendet periudha 1 janar 1998 deri më 12 qershor 1999 që është përgjegjësi e përbashkët e të dyja palëve për personat e zhdukur, derisa shtoi se periudha tjetër qershor-dhjetor është problematike, pasi në njëfarë mënyre i bie që Kosova të jetë përgjegjëse.

“1 janar 98 – 12 qershor 99 është përgjegjësi e përbashkët sepse ka ndodhur që janë zhdukur personat edhe nga pala kosovare edhe ajo serbe e të tjera. por periudha tjetër qershor – dhjetor 99 është shumë problematike sepse Kosovës po i bie një periudhë shumë më e madhe kohore të dëshmojë për personat që janë zhdukur dhe këtu kanë pasur shumë kujdes te terminologjia, përveçse nuk përmenden palët si emërtime, por as organet potencialisht përgjegjëse të Serbisë për këto situata nuk përmenden shprehimisht por thuhet se përfshihen urdhrat, dokumentet materialet, mirëpo se të kujt janë këto dokumente, urdhra e materiale nuk përmendet”, ka thënë Paçarizi.

Derisa shtoi se ky dokument është bërë sa për ta eklipsuar problematikën që e ka nxjerr diskutimi për Asociacionin dhe që takimi i djeshëm, sipas tij, të mos konsiderohet si dështim total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat