Abbott: Mirëpresim miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, të zbatohet shpejt

Aktuale

Abbott: Mirëpresim miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, të zbatohet shpejt

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:06
Nicholas Abbott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar sot Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.

Nga aty ai shkroi se e mori mesazhin që pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk po shuhet dhe duhet të bisedohet së bashku për të mësuar fatin e të pagjeturve.

“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur”, ka shkruar Abbott.

Britaniku e ka mirëprituar miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka kërkuar zbatim të shpejtë të saj.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur. Familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse qeveria e zbaton atë. Ndaj bëj thirrje për zbatimin e shpejtë të deklaratës me në qendër nevojat e familjeve”, ka shkruar Abbott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat