Policia jep detaje për shpërthimin afër stacionit policor në veri

Aktuale

Policia jep detaje për shpërthimin afër stacionit policor në veri

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor në Mitrovicën Veriore.

Policia informon se nga ky shpërthim është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Kral Petra, Mitrovicë Veri 06.05.2023-02:46. Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat