Kurti flet pas takimit me Lajçakun, zbulon kërkesën për të

Aktuale

Kurti flet pas takimit me Lajçakun, zbulon kërkesën për të

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:59
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti ka bërë të ditur, se nga Lajçak ka kërkuar që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që Bashkimi Evropian ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje.

“Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twtitter.

Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka thënë se takimi ka ardhur për të parë rrugën përpara drejt normalizimit

"Erdha të diskutoj me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi rrugën përpara drejt normalizimit pas takimit të 2 majit. Është e rëndësishme që ne kemi kuptuar qartë sekuenca e hapave dhe ne kishim një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Të njëjtin diskutim do ta kem nesër edhe në Beograd”, tha Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat