Nexhmedin Spahiu e zbulon emrin: Ky është heroi më i ri, që e vendosi flamurin e Kosovës dje në veri

Aktuale

Nexhmedin Spahiu e zbulon emrin: Ky është heroi më i ri, që e vendosi flamurin e Kosovës dje në veri

Nga: A.Zh Më: 20 maj 2023 Në ora: 10:34
Vendosja e flamurit të Kosovës në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka zbuluar se personi që ka vendosur dje flamurin e Kosovës në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është Avni Peci Boletini, stërnip i Isa Boletinit.

Ai ka barazuar veprën e djeshme të Boletinit, me atë të stërnipit të tij dhe të kryeministrit Ismail Qemali, përcjell Bota sot.

“Avni Peci Boletini, stërnip i Isa Boletini, është heroi më i ri i Kosovës. Ai sot e ngriti flamurin e Kosovës në Veri të Mitrovicës dhe vepra e tij është e barabartë me atë të kryeministrit Ismail Qemal Vlora dhe stërgjyshit Isa Boletini më 28.11.1912”, ka shkruar Spahiu në një postim në Facebook.

Flamuri i Kosovës u vendos dje në komunën e Mitrovicës së Veriut, kur po betohej kryetari i ri, Erden Atiq, pas fitores në zgjedhjet e 23 prillit.

Atiq u shoqërua nga një numër i madh i forcave të sigurisë jashtë dhe brenda objektit të komunës që do të udhëheq.

Kjo ka bërë që policia të “blindonte” objektin e komunës teksa kishte bllokuar edhe të gjitha rrugët dytësore që shpien tekndërtesa e komunës.

Pjesëmarrës në betimin e tij ishin edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat