Bajrami: Opozita i voton marrëveshjet ndërkombëtare nëse zhbllokohen mjetet vetanake të komunave

Aktuale

Bajrami: Opozita i voton marrëveshjet ndërkombëtare nëse zhbllokohen mjetet vetanake të komunave

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:00
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se opozita do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, vetëm nëse zhbllokohen mjetet vetanake të komunave.

“Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i  zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,  Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj qindra projekte kapitale nëpër komuna nuk mund as të inicohen për shkak të kësaj bllokade.

Postimi i plotë:

Nesër Kuvendi i Kosovës ka seancë plenare, në rend dite janë 30 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t'i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kush i ka fajet?

Qindra projekte kapitale nëpër komuna nuk mund as të inicohen për shkak të kësaj bllokade, jemi në fund të Majit, humbje e madhe për qytetarët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat