Çollaku: Brenda pak javësh duhet të përmbyllet marrëveshja e Asociacionit ose të shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Çollaku: Brenda pak javësh duhet të përmbyllet marrëveshja e Asociacionit ose të shkojmë në zgjedhje

Më: 25 maj 2023 Në ora: 21:30
Adrian Çollaku

Sipas Adrian Çollakut kryetarët e rinj të veriut të cilët u betuan sot, nuk do të mund ta ushtrojnë detyrën e tyre nga objektet shkollore.

Çollaku thotë se organizimi i zgjedhjeve në veri u bë për t’i “përmbushur” përplasjet mes liderëve të të dyjave vendeve, Kurtit dhe Vuçiqit për ta përshpejtuar themelimin e Asociacionit.

“Me 2% s’ka qeverisje, kjo është procedurë që është dashtë me ndjekë ne si shtet. Nuk është dashtë të biem në shantazhin e serbëve dhe të Serbisë sepse këtu Serbië është faktori kryesor. Mirëpo, kryetarët e rinj e dinë që s’janë kryetar real, janë aty për t’i përmbushur përplasjet Prishtinë-Beograd edhe me përshpejtu çështjen e themelimit të Asociacionit. Jo këta, por Kurti e Vuçiqi. Kryetarët rrinë nja 1-2 muaj aty, edhe qaq.”, tha Çollaku.

Ai ka theksuar se kryetarët e veriut s’do të mund të arrijnë të qeverisinë me komunat në këtë formë, pa legjitimitet e pa objekt ku do ta zhvillojnë mandatin e tyre.

“Me fol për një kryetar që betohet në një shkollë, për cfarë serioziteti me fol, kur s’po mundet me ba betimin. Proceduralisht është përmbushur një obligim kushtetues, këta kryetar janë pasojë e një vendimi që Kurti e ka marrë për çështjen e targave.”, u shpreh tutje ai.

Çollaku ka paralajmëruar se në javët në vazhdim Kosova e Serbia duhet ta përmbyllin marrëveshjen për Asociacionin, ose do të ketë sërish zgjedhje në ato komuna të vendit.

“Kë do ta bëjnë nënkryetar/e. Ne mujm me ba filma. Por, e di që kryetarët kanë qenë kandidat të një partie, dhe e kanë plotësu këtë aspektin procedural. Brenda pak javësh ne duhet ta përmbyllum marrëveshjen e Asociacionit ose duhet të merremi vesh, a të shkojmë në zgjedhje a çka të bëjmë me atë pjesë, se këta prej shkolles s’mujnë me ushtru funksionin”, pohoi Çollaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat