Tensionet në veri të Kosovës, reagon ashpër DASH - ja thirrja e fortë që ka për Kurtin

Aktuale

Tensionet në veri të Kosovës, reagon ashpër DASH - ja thirrja e fortë që ka për Kurtin

Më: 26 maj 2023 Në ora: 19:37
Tensionet në veri të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës ku qytetarë serbë u përplasën me policisë.

DASH shprehet se “dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

 Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagimin e DASH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat