Nexhmedin Spahiu “shpërthen” ndaj Edi Ramës: Deklaratë e poshtër për veriun e Kosovës

Aktuale

Nexhmedin Spahiu “shpërthen” ndaj Edi Ramës: Deklaratë e poshtër për veriun e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2023 Në ora: 08:37
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Ai ka analizuar reagimet e politikanëve për këto zhvillime dhe sipas tij, më korrekti në këtë drejtim ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, përcjell Bota sot.

Ndërsa, deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, analisti e ka quajtur “të poshtër”.

“Memli Krasniqi përkundër që është konkurenti më i madh rival i Albin Kurtit në Kosovë, pati deklaratë korrekte lidhur me zhvillimet në veri. Ndërsa deklarata e kryeministrit Edi Rama ishte skajshmërisht e poshtër, edhe pse nuk është konkurrent për pushtet me Albin Kurtin”, ka shkruar Spahiu në një postim në Facebook.

Në reagimin e tij lidhur me zhvillimet e djeshme në veri, Krasniqi ka thënë se “Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t'i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t'i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar, duke thënë se bashkohet me reagimin e ndërkombëtarëve dhe bën apel që të mos ecet më tëj në këtë shteg siç e quan ai “jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm”.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?!

Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Rama në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat