Peci i shkon në zyrë kryetarit të Komunës së Leposaviqit: Është një sherif i ri në qytet

Aktuale

Peci i shkon në zyrë kryetarit të Komunës së Leposaviqit: Është një sherif i ri në qytet

Më: 28 maj 2023 Në ora: 12:41
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit.

Peci tregoi se si ministër, i ka treguar Hetemit për planet e projektet shumëmilionëshe për qytetarët e komunës që ai drejton.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit”.

“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”.

“There’s is a new sherif in town”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat