Hetemi dhe Atiq në objektet komunale, ja çfarë po ndodhë me kryetarin e Leposaviqit

Aktuale

Hetemi dhe Atiq në objektet komunale, ja çfarë po ndodhë me kryetarin e Leposaviqit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 10:45 më 30.05.2023
Zveçan, 30 maj 2023.

Hetemi dhe Atiq në objektet komunale

Burime të Radios Evropa e Lirë bëjnë të ditur se kryetarët e komunave Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut, Lulzim Hetemi dhe Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Siç merr vesh REL-i, kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për "arsye sigurie".

Më shumë detaje nuk dihen.

Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me Hetemin.

Në Leposaviq, qytetarët serbë që kundërshtojnë instalimin e kryetarit shqiptar, janë duke vazhduar protestën edhe sot.

Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit sot s’do të shkojnë në zyrat e tyre

Kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit nuk do të shkojnë sot në objektet e komunës, respektivisht zyrat e tyre.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Zeqiri ka thënë se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Të dy këta kryetarë janë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, protestues serbë u mblodhën të hënën para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.

Në këto katër komuna më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat