Trazirat në veri, Haradinaj thërret në mbledhje kryesinë e AAK’së

Aktuale

Trazirat në veri, Haradinaj thërret në mbledhje kryesinë e AAK’së

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:41
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe ato politike në nivel nacional.

Përmes një njoftimi të lëshuar për media, mbledhja do të mbahet sot nga ora 15:00, ndërsa është njoftuar se do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend.

Ndryshe, pas ndëshkimeve të ShBA-së ndaj Kosovës, ditën e djeshme ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys dhe se për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa.

Sipas tij, shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca, ndërsa në rastin e Kosovës, kryeministri Kurti tenton t’i rrëzojë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat