Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm

Aktuale

Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:40
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës "mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm" në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund t'i urdhërojë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të kalojnë në zyra të tjera, jashtë objekteve komunale.

Një gjë e tillë është kërkesë e protestuesve serbë që i kundërshtojnë kryetarët shqiptarë, por edhe e komunitetit ndërkombëtar, i cili thotë se ky veprim do t'i ulte tensionet.

"Nëse tani do t'i urdhëroja kryetarët të kalonin në zyra të tjera, do t'i binte sikur po angazhohem në krijmin e strukturave paralele ndaj strukturave paralele", tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat