Opozita kërkon raportimin e Kurtit për veriun – Tahiri: S’do të rrimë duarkryq

Aktuale

Opozita kërkon raportimin e Kurtit për veriun – Tahiri: S’do të rrimë duarkryq

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:56
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se kanë të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar që të mbahet një seancë ku do të raportojë kryeministri Kurti për gjendjen në veri.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se si parti nuk do të rrimë duar kryq, duke shtuar se duhet të sanohet dëmi i shkaktuar nga Qeveria pas sanksioneve nga Amerika.

Sipas tij, agjenda ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar shumë dhe se vendi po kthen hapa mbrapa.

Kosovën e gjendet në një pozicion të pa lakmueshëm. Sot 31 maj e gjen në ballinat me të mëdha botërore si një vend që është sanksionuar nga ShBA. Në nuk duhet të rrimë duar kryq duhet ta sanojmë dëmin që ka shkaktuar kjo Qeveri. Agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar shumë, janë shqetësues dhe të dëmshëm me kosto shumë të madhe dhe do të na duhet vite e vite që të arrijmë aty ku kemi qenë”.

Kemi kërkuar që të kemi një raportim nga Kryeministri për situatën e krijuar në veri. Nuk ka kurrfarë kuptimi që të mbahen seanca të rregullat pa pasur një raportim nga kryeministri për gjendje  e shkaktuar. Këtë ja kemi lënë kryetarit të Kuvendit që të vendos më kryeministrin se kur do të mbahet seanca. Është shqetësues nga ajo që ka thënë Kurti për sekretarin amerikanë. Sot ne po e vuajmë të bërit politik nga Albin Kurti, veprimet që është duke i bërë po i shkaktojnë dëme Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat