Hamiti: Është hera e dytë që Kosova po sanksionohet shkaku i politikave të Kurtit

Aktuale

Hamiti: Është hera e dytë që Kosova po sanksionohet shkaku i politikave të Kurtit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:43
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se është hera e dytë që Kosova sanksionohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të kryeministrit Albin Kurit.

Hamiti ka thënë se hera e parë ka qenë me ngrirje të fondeve milionëshe të MCC-së kur Kurti kishte refuzuar për të hequr masën e reciprocitetit dhe shton se ato fonde u shkrinë vetëm pasi LDK  e mori Qeverisjen me Avdullah Hotin si kryeministër.

 ”Është hera e dytë që Kosova sanksionohet për shkak të politikës së Albin Kurtit. Hera e parë ishte në vitin 2020, kur ishim bashkë me Kurtin në Qeveri, ai ishte kryeministër. Kur refuzoi të hiqte reciprocitetin. Kjo bëri që të ngrihen fondet e MCC-së. Këto fonde u shkrinë kur LDK e mori Qeverinë”, ka thënë Hamiti në DPT te Fidani.

Ai ka thënë se Kurit me politikën e vet po bën dëm Kosovës.

Po shohim që Kurti me politikën e vet po i bën dëm Kosovës. Kjo sjellje e tij ndaj SHBA-së, miqve, ky lloj komunikimi me aleatët, e popullin, është i dëmshëm”, ka thënë Hamiti.

Vendimet e SHBA-së ai ka thënë se s’mund të quhen ndryshe përveçse sanksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat