Policia konfirmon: Vetura në Zveçan u godit me mjete të forta, nuk ka të lënduar

Aktuale

Policia konfirmon: Vetura në Zveçan u godit me mjete të forta, nuk ka të lënduar

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:52
Pamje nga veriu

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e tyre është sulmuar me mjete të forta në pasditen e sotme në Zveçan

“Me datën 31.05.2023 rreth ores 14:20, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveqan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, ka thënë për teve1.info zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani tutje ka shtuar se nuk ka të lënduar teksa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim apo asgjësim prone”.

“Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar.  Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet hetimore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, me autorizim të të cilit është inciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim apo asgjësim prone””, ka thënë Kelani tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat