Hamiti: Rikuperimi i plotë i raporteve Kosovë-SHBA s'mund të bëhet me Kurtin e Osmanin në pushtet

Aktuale

Hamiti: Rikuperimi i plotë i raporteve Kosovë-SHBA s'mund të bëhet me Kurtin e Osmanin në pushtet

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 12:55
Muhamet Hamiti

Anëtari i kryesisë së LDK, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kuti për lëndim të raporteve me SHBA.

Ai ka vlerësuar se sjellja e dy krerëve shtetërorë e ka sjellë Kosovën në gjendjen që aleati kryesor t`i vendos sanksione.

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër ka thënë se Kurti dhe Osmani po i kuptojnë me vonesë të madhe mesazhet e miqve ndërkombëtar.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hamiti ka treguar se ata tërhiqen nga veprimet e gabuara mbasi të kenë bërë dëm.

Zyrtari i LDK ka theksuar se Kosova kurrë nuk ka marrë qortime nga SHBA me tone kaq të ashpra dhe pa ekuivoke.

Sipas tij, rikuperimi i këtyre raporteve do të marrë kohë.

Madje, Hamiti ka thënë se rikuperimi i plotë i raporteve Kosovë-SHBA nuk mund të bëhet me Kurtin dhe Osmanin në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat