Driton Tali tregon se kur do të mbarojë loja politike mes Kurtit dhe Vuçiq – ja për kë ka një porosi!

Aktuale

Driton Tali tregon se kur do të mbarojë loja politike mes Kurtit dhe Vuçiq – ja për kë ka një porosi!

Nga: M.H. Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:22
Driton Tali

Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me heshtjen e disa aktivisëve të LVV.

“A është se nuk po i besojnë z Kurti, sidomos në relacion me z Vuçiq, dhe po presin që gjërat të qartësohen e pastaj të marrin anë, apo është se janë injorantë por servilë”, parashtron pyetje Tali.

Ndër të tjera ai shton që kjo loja politike mes z Kurti dhe Vuçiç nuk do të zgjatë më shumë se edhe gjashtë muaj.

Postimi i plotë

Këta "aktivistët/et" e LV'ës, sidomos këta të stukturave qoftë të Lëvizjes ose këta të strukturuarit në mekanizmat shtetëror, që po heshtin, ku e kanë hallin?!

A është se nuk po i besojnë z Kurti, sidomos në relacion me z Vuçiç, dhe po presin që gjërat të qartëzohen e pastaj të marrin anë, apo është se janë injorantë por servilë!?

PS: Kjo loja politike mes z Kurti dhe Vuçiç nuk do të zgjatë më shumë se edhe gjashtë muaj. Aq "ymër" ka Putini, sipas analistëve perendimorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat