Grenell për fjalët e komandantit të KFOR-it: Akuzat ndaj Kurtit janë serioze

Aktuale

Grenell për fjalët e komandantit të KFOR-it: Akuzat ndaj Kurtit janë serioze

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 10:58
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Para pak ditësh në një intervistë për gazetën italiane për “Corriere della Sera”, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Angelo Michele Ristuccia konsideroi se ky mision “nuk është çadër për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”. Këto fjalë, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po i konsideron si “akuza serioze”.

Në një përgjigje të tij për mediumin “The Pavlovic Today”, Grenell ka deklaruar se këto akuza janë serioze dhe se “populli i Kosovës meriton më mirë”.

Madje, ai citohet të ketë deklaruar se “Kurti ka arritur ta izolojë plotësisht Kosovën”.

Grenell ka shprehur shqetësimet e tij edhe në lidhje me mandatin e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri të Kosovës.

Nëse ata janë zgjedhur siç duhet, atëherë pse BE-ja po kërkon zgjedhje të reja?” - pyeti Grenell.

Ndërkohë, deklarata e general majorit të KFOR-it që u komentua shumë ishte si vijon:

“Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR’i) nuk mundet dhe nuk duhet të konsiderohet si një çadër ku duhet të strehohesh pas veprimeve të njëanshme që shqetësojnë balancet e pasigurta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat