Avokati nga Kosova, Tomë Gashi tha për Eruonews Albania se me kushtet që ka dhënë Serbia nuk mund të ketë asociacion.
Sipas tij ky asociacion është antikushtetues dhe nëse do të lejohej, sipas avokatit, do të ishte fillimi i shkëputjes së territorit të Kosovës.
Avokati tha se nëse komunat me shumicë serbe fitojnë autonominë, shpesh herë autonomitë kanë tendencën të rriten, ndaj kjo do të ishte me rrezik për Kosovën.
“Asociacioni nuk mund të formohet me kushtet që i ka dhënë Serbia, pasi do ishte fillimi i shkëputjes së territorit të Kosovës. Ju e dini se Kosova ishte më pak se asociacion pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u deshën 60-70 vjet që të bëheshim shtet i pavarur.
Me siguri nëse lejohet një asociacion i tillë, është fillimi i një autonomie dhe autonomitë gjithnjë kanë tendencën të rriten”,-tha për Euronews Albania, Tomë Gashi.