“Amerika të ka çliru, s’je kanë i zoti vetë’’, debat mes Gashit dhe Matoshit

Aktuale

“Amerika të ka çliru, s’je kanë i zoti vetë’’, debat mes Gashit dhe Matoshit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 21:50
Halil Matoshi, Blerim Gashi

Mosdakordimi i Qeverisë së Kosovës me ShBA-në për zhvillimet në veri të vendit, ka përplasur ashpër panelistët të martën në “Politiko’’.

Duke qenë me mendime të ndryshme, komentatori, Halil Matoshi i ka reaguar ashpër, bashkëbiseduesit të tij, Blerim Gashit pasi ky i fundit tha se sovrani i Kosovës nuk është ShBA-ja.

‘’Sovrani është qytetari i kësaj Republike. Nuk është Escobari, as Amerika. Interesin nacional të Republikës së Kosovës e përcakton vullneti qytetar, jo i atyre. Mos u tut, mos u tut. Mos u nxej.’’, tha Gashi.

E, Matoshi iu kundërpërgjigj Gashit duke ia përmendur atij kontributin kryesor të shtetndërtimit të Kosovës, që u bë i mundshëm vetë falë kontributit të SHBA-së.

”Ti ki sovranitet vetëm sa do Amerika. Kurgjo më shumë, vetëm mundesh me luajt lojë sovranitetesh. Sepse dy herë e ka shpëtuar Evropën qekjo Amerikë, zbarkimin në Normadi, e ndërhyrjen në Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkaq e ka kriju shtetin e Kosovës sepse ti nuk ke qenë i zoti as me cliru e as me kriju vet. Krejt proceset i ka udhëheq Amerika, jemi vendos e rreshtu në botën që i prin Amerika, e ju tash po më tregoni sovranitet, që unë nuk e di sovranitetin.’’, tha Matoshi.

Gashi insistoi edhe më tutje duke thënë se  ‘’Amerika kur e ka bë atë s’e ka bë që Kosova me pagu borxhe pastaj’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat