Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, drejtori rajonal perëndimor, Ramiro Hernandez, dhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, Steven McCloudm, vizitojnë Komunën e Ferizajt. Do të ketë vizitë edhe në shkollën “Tefik Çanga” (09:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, takon drejtorët e Komunës (Shtëpia e Bardhë, Prizren (09:00)

Në kuadër të Javës së Krenarisë organizohet konferenca “Nga kriza në veprim” (Kino Armata, 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjën e ekspozitës ““Dhuna nuk fshehet brenda mureve” (Sheshi “Isa Boletini” Mitrovicë, 10:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë-KOMF, hap fushatën vetëdijesuese “Në dorën tane” (Sheshi “Skënderbeu”, 10:30)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership në kuadër të UBT-së. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionet për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës N302, 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport pret në takim Dan Montgomery-Nënkryetar i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Ramiro Hernandez-Drejtor për Rajonin Perëndimor, Steven McCloud-Drejtor i Qendrës së Solidaritetit me seli në Tiranë (Kuvendi i Kosovës C203, 11:30)

Vazhdimi i seancës plenare (Kuvendi i Kosovës, 12:00)

Publikohet Anketa Publike e Manifesta 14 Prishtina (Qendra për Praktikë Narrative, ish-Biblioteka Hivzi Sulejmani, 13:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Vushtrri mban konferencë për media (Selia e LDK-së Vushtrri, 13:00)

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, takohet me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci (14:00)

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, i shoqëruar nga drejtori rajonal perëndimor Ramiro Hernandez dhe drejtori i Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, Steven McCloud, takohen me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut (Qendra e Studentëve, 15:00)

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery, mban konferencë për media (Qendra e Studentëve, 16:00)

Komuna e Klinës, në kuadër të Festivalit Folklorik organizon Panairin e produkteve vendore (Sheshi “Mujë Krasniqi”) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat