Hyseni: Opozita është kthyer në instrument të pushtetit, flas me zemër të thyer për LDK-në

Aktuale

Hyseni: Opozita është kthyer në instrument të pushtetit, flas me zemër të thyer për LDK-në

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 22:25
Skender Hyseni

Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka kritikuar qasjen e partive opozitare, posaçërisht të LDK-së dhe PDK-së, karshi Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se janë kthyer në instrument të pushtetit.

“Partitë opozitare dhe unë me zemër të thyer po flas për LDK-në në këtë rast,janë kthyer në instrument të pushtetit. Do të thosha se kemi alternativë të mirëfilltë po ta dëgjoja kryetarin e LDK-së pse jo edhe të PDK-së të thoshin çartë , do ta zbatonin ata Asociacionin apo jo nëse do të ishin në pushtet. Do duhej kërkuar përgjigje të sinqertë a i përkrahin veprimet e Kurtit apo jo”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë se opozita nuk duhet të arsyetohet në mungesë të numrave. Sipas tij, Vetëvendosje me 7 ose 8 deputetë ka bërë opozitë më të fortë se opozita aktuale.

“Opozita i ka mbi 40 deputetë, Vetëvendosje me 7-8 deputetë ka bë opozitë më të fortë se opozita aktuale. Mos të arsyetohen tek numrat”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat