Gashi: Me këtë Albin që e njohim, Asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk do të kalojë kurrë

Aktuale

Gashi: Me këtë Albin që e njohim, Asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk do të kalojë kurrë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 23:16
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi tha se me Albin Kurti, qoftë si në pushtet qoftë si në opozitë, një Asociacion çfarë po e kërkon Serbia, nuk do të ndodh kurrë.

“Unë besoj që me Albin Kurtin, me Lëvizjen Vetëvendosje si në pushtet si në opozitë, një ‘Zajednicë’ e tillë, një Asociacion i tillë me kompetenca çfarë po i kërkon Serbia e që të tjerët po i sponsorizojnë, po i thonë faktikisht, po folin sikur me qenë zëdhënës të Vuçiqit, nuk do të ndodh kurrë. Është e pa lejueshme, është e pa imagjinueshme që të lejohet një gjë e tillë se do të ishte fillimi i lejimit të shkëputjes së një pjese të madhe të territorit tonë dhe atëherë po i bie që të tjerët mund edhe ta bëjnë për shkak se shumë më shumë e kanë dashur pushtetin se sa shtetin, por Albin Kurti, unë nuk besoj që qeky Albini q e njohim ne të gjithë, që do të nënshkruajë diçka, një Asociacion të tillë për të mbetur në pushtet”, tha Gashi. 

Ai tha se deri në zgjedhjen e kryetarëve të komunave veriore, gjithçka ishte në rregull sa i përket koordinimit me bashkësinë ndërkombëtare.

“Momenti i parë i krizës së fundit nëse mund ta quajmë krizë situatën e përshkallëzuar në veri, ka qenë data 5 nëntor e vitit të kaluar kur me një kërkesë apo sinjal të Vuçiqit dhanë dorëheqje katër kryetarë të komunave veriore dhe dhanë dorëheqje rreth 500 policë, të cilët në mënyrë teatrale, para mediave i hoqën uniformat e tyre, disa e kthyen armatimin disa jo, pastaj i morën dhe ishte diçka që parashihej që Kosova nuk mund t’i lë vendet e kryetarëve të komunave të zbrazëta dhe ishin zgjedhjet e caktuara në bazë të kushtetutës nga presidentja Vjosa Osmani dhe ishte në dhjetor të vitit të kaluar. Me kërkesë të SHBA-së, tash ai termi që po përdoret çdo e dyta fjalë me bashkësinë ndërkombëtare, ato u shtyen me 23 prill. Ne kemi pasur paralajmërim që Lista Serbe do t’i bojkotojë këto zgjedhje me kërkesë prapë të Serbisë dhe Vuçiq, që nuk ishte fundi i botës që ata do t’i bojkotojnë por bënin presion te secili serb të pjesës veriore të Kosovës dhe në kryetar të caktuar, që njëri prej tyre quhej Jabllanoviq, dhe dy ditë para zgjedhjeve ai dha dorëheqje dhe nuk u kandidua fare. Presioni ishte i hapur dhe nëse nuk merr pjesë në zgjedhje, fitojnë ata që marrin pjesë në zgjedhje. Fatmirësisht i kishim katër kryetarë shqiptarë, dy të LV-së dhe dy të PDK-së, dhe deri këtu ishim në rregull”, tha Gashi.

Gashi tha se kuptohet që kryetarët që zgjidhen në zgjedhje të lira, duhet që të shkojnë në objektin komunal për me e kry punën dhe kjo pastaj ka kaluar në kompetencën e policisë që të ofrojë siguri për personat që është e nevojshme.

“Ishte mbështetja e këtij ambasadori të njëjtë amerikan, të këtyre burrështetasve evropian, të ambasadorëve që ishin këtu dhe thanë që askush nuk duhet t’i intimidojë apo thjeshtë t’i pengojë kryetarët e komunave që në mënyrë demokratike, në mënyrë ligjore janë zgjedhur. Dhe normal që kur zgjidhet një kryetar, ai duhet me shku në Kuvendin Komunal, në komunën e tij me e kry punën. Duke pasur parasysh që situata e rrezikshmërisë ishte e përcaktuar nga policia dhe nuk ishte nga kryeministri as nga Qeveria, policia i ka çështjet e sigurisë. Për shembull ata munden me vlerësua për secilin person publik por edhe privat që nëse është e nevojshme një përkrahje apo mbështetje policore për t’i kry funksionet apo punën tyre, ata këtë punë e kanë, policia e jonë këtë punë e ka edhe këtë e bëri”, tha Gashi.

Sipas tij, ajo që ndodhi më pas kur kryetarët u vendosën në objektet e komunave, ishte e pritur që do të ndodh, por sa i përket protestuesve, Gashi tha se aty veç serbë lokal nuk ka pasur.

“Pastaj në momentin kur ua mundësuan qasjen në objektet komunale katër kryetarëve të veriut, ndodhi ajo që pritej që do të ndodhë, ishte një protestë por nuk ishte protestë që shumë thonë serbë lokalë. Në ato protesta të dhunshme veç serbë lokal nuk ka pasur. Kur i sheh personat e maskuar, kur e sheh dhunën që e kanë bërë ndaj KFOR-it, ata njerëz mund të jenë gjithçka, veç civilë jo”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat