Reshitaj nga ShBA: Gjatë bisedave kam ndjerë shqetësimin e tyre në lidhje me situatën në veriun e Kosovës

Aktuale

Reshitaj nga ShBA: Gjatë bisedave kam ndjerë shqetësimin e tyre në lidhje me situatën në veriun e Kosovës

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:45
Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Washington.

Ajo tha se Kosova është afruar që të jetë një pikë reference e agjendës atje.

“Mund të them që Kosova është afruar që të jetë një pikë reference e kësaj agjende, gjithashtu duke e realizuar edhe një forum vitin e kaluar nga Presidenca e Kosovës dhe organizimi që është duke u bërë edhe për këtë vit, pra në tetor të këtij viti që të realizohet edhe një forum mbarë kombëtar, ku pritet që do të kemi përfaqësuese, lidere nga e gjithë bota edhe në Kosovë”, tha ajo.

Reshitaj gjithashtu u shpreh se gjatë bisedave ka ndjerë shqetësimin e tyre në lidhje me situatën në veri të vendit.

“Gjatë bisedave kam ndjerë interesimin dhe në të njëjtën kohë edhe shqetësimin e tyre në lidhje në lidhje me situatën në veri të vendin tonë. Ajo që më ka lënë përshtypje është se janë duke u informuar tërë kohën me ngjarjet dhe situatën në veri të Kosovës. Pra, vet interesimi i tyre, i politikbërësve amerikan për Kosovën është i shtuar për mendimin tim, nëse e krahasoj me vitet e tjera ose me takimet e tjera në të cilat kam qenë këtu”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat