Maliqi: Burimet thonë se propozimi i Ramës për Asociacion është bazuar në modelin e “Sami Parliaments”

Aktuale

Maliqi: Burimet thonë se propozimi i Ramës për Asociacion është bazuar në modelin e “Sami Parliaments”

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:15
Politologu Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi ka treguar disa të detaje të draft-statutit të Asociacionit, të cilin kryeministri Edi Rama e ka dorëzuar tek gjermanët dhe francezet.

Duke i thirrur në disa burime, ai ka thënë se drafti është bazuar në modelin e “Sami Parliaments” në Norvegji dhe Suedi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kompetencat që ka ky model nuk janë nivel i tretë i pushtetit.

“Mbetet për t'u vërtetuar plotësisht, por burimet thonë se propozimi i Ramës për Asociacion i punuar nga ekspertë të huaj me gjasë qenka i bazuar në modelin e “Sami Parliaments” në Norvegji dhe Suedi. Këto janë trupa përfaqësues të interesave të komunitetit indigjen Sami, pjesëtarët e të cilit i zgjedh komuniteti dhe të cilat artikulojnë qëndrime në emër të komunitetit të cilat u propozohen pushteteve ekzekutive (pra kanë funksion këshilldhënës). Ato ligjerisht funksionojnë si të themeluara nga qeveria qëndrore (tip agjencie qeveritare) me disa kompetenca të deleguara nga niveli qëndror për t’u marrë me autonomi kulturore (psh, kishat?) dhe me menaxhu fonde zhvillimore. Pra nuk janë nivel pushteti - pushteti ekzektutiv vazhdon të ushtrohet nga komunat dhe nga qeveria qëndrore”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat