“E di që do humb vota, por e bënë këtë veprim”, analisti e përkrah Kurtin për Paradën e Krenarisë

Aktuale

“E di që do humb vota, por e bënë këtë veprim”, analisti e përkrah Kurtin për Paradën e Krenarisë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 22:13
Shenoll Muharremi

Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se e përkrah kryeministrin e Kosovës për  pjesëmarrjen në Paradës së Krenarisë.

Siç shkruan aij, nuk ka lidhje nëse mendon që ky fenomen është i mirë apo jo.

Shkrimi:

E përkrahi Kryeministrin e Kosovës në pjesëmarrjen e Paradës së Krenarisë. Nuk ka lidhje nëse unë mendoj që ky fenomen është i mirë apo jo. Ne duhemi me kriju një shoqëri mendjehapur ku respektohen edhe zgjedhjet e pakicave sociale. Mos e bë vet, por mos e ndalo tjetrin. Kuptoje. Është e vërtetë, dashnia nuk njef forma. Kjo pjesëmarrje e tij nuk shkon pa ndëshkime në vota, marrë parasyesh ngjyrat dhe ndjeshmërinë kulturore tek ne. E vlerësoj Albin Kurtin këtu se ai po tregon jo vetëm lidership dhe se kujdeset për më të margjinalizuarit në shoqëri. Ai sot e di që do humbas vota dhe megjithatë e bënë këtë veprim. Për një grusht njerëz, për më të dobëtit e më të papërkrahurit në shoqërinë tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat