Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi emëron katër drejtorë komunalë serbë

Aktuale

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi emëron katër drejtorë komunalë serbë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:48
Lulzim Hetemi

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka emëruar katër drejtorë komunalë nga komuniteti serb.

Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai tutje ka thënë se mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm.

“Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetet nga iniciativat e ndryshme të nivelit qendror. Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për iniciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë”.

“Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat