Kusari-Lila: Simiqi e lëshoi Radojçiqin në interfon në zyrën time

Aktuale

Kusari-Lila: Simiqi e lëshoi Radojçiqin në interfon në zyrën time

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 18:07
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiqi e ka lëshuar Milan Radojçiqin në interfon në zyrën e saj.

“Çka mund të them është është kam qenë në një herë në dy tre minuta që dëgjohem, që Slavko Simiq bisedon me Milan Radojiçiqin dhe e lëshon telefonin në interfon dhe ka qenë në zyrë time”, u shpreh Kusari-Lila.

“Diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe është folur për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri për domosdoshmërinë e shkuarjes në Valaq, dhe natyrisht që kam dëgjuar prej anës së tij se është i pakënaqura me çka po ndodhë”.

Kujtojmë se të hënën në është publikuar një audioincizim  i një bisede mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari dhe Nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat