Remi në Speciale: Adem Demaçi mi dha dy telefona gjatë kohës së luftës

Aktuale

Remi në Speciale: Adem Demaçi mi dha dy telefona gjatë kohës së luftës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:16
Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot  dëshminë në Gjykatën Speciale.

Gjatë vazhdimit të dëshmisë, ai y pyet lidhur me kanalet e komunikimit gjatë kohës së luftës.

Komandant Remi tha se kryesisht kanë komunikuar përmes radio-lidhjeve, telefonave dhe takimeve sy me sy.

Ai përmendi se si Adem Demaçi ia kishte dhënë asokohe dy telefona.

Prokurorja: A ju kujtohet se çfarë numri telefoni përdornit në atë kohë?

Mustafa: Jo nuk më kujtohet numrat.

Prokurorja: Komunikimi a ishte në nivel të mirë në Zonën e Llapit?

Mustafa:  nuk ka qenë komunikimi përmes telefonave i mirë. Në atë kohë numrat e telefonave kanë qenë të kontrolluar nga Serbia. Kurse ne për nevoja të komandës kemi pasur telefon satelitor. Mirëpo shpesh here është ata kanë qenë jofunksional për arsye të pagesave. Komunikimi nuk ka qenë i mirë, i kënaqshëm nuk ka qenë.

Prokurorja: Çfarë pajisje komunikimi kishit?

Mustafa: Ka pasur radio-lidhje, telefon, dhe personalisht udhëtimi, takime sy me sy.

Prokurorja: A mund të na thoni përafërsisht se kur i keni sigluara këto pajisje të radiove?

Mustafa: Për zonë tri katër copë i kemi pasur qershor-korrik 1998. Gradualisht ka ardhur duke u shumuar numri i tyre. Na kanë sjellë njerëzit dhe ka ardhur numri duke u rritur.

Prokurorja: A kishit një vend të caktuar se ku i merrnit këto radio-lidhje?.

Mustafa: Kujtoj që një numër i radio-lidhjeve kanë ardhur nga Perëndimi.

Prokurorja: Këto radio-lidhjet i kishin edhe Brigadat edhe njësitet?

Mustafa: Po kanë qenë edhe njësitet por ka qenë problem, se kemi qenë pa rrymë dhe problem për me i mbush. I kemi pasur vështirësi tona teknike.

Prokurorja: Ju thatë që kishit edhe një numër telefonash, po ata nga i morët?

Mustafa: Ata kanë ardhur nga jashtë. Nga bashkatdhetarët tanë.  Më kujtohet që dy prej tyre i kam marrë nga shefi i zyrës politike të UÇK-së, Adem Demaçi.

Prokurorja: A ju kujtohet se në çfarë kohe i keni marrë këto?

Mustafa: Mund të jetë pas shtatorit, pas ofensivës ndaj nesh që ishte zhvilluar.

Prokurorja: Ku i mbanit këta telefona satelitor?

Mustafa: Telefoni që ka qenë i komandës është mbajt në komandë. Ku kemi qëndru e kemi mbajtë telefonin.

Prokurorja: Kush kishte të drejtë apo qasje në ta?

Mustafa: Ka qenë komandantët e Brigadave. Ata kanë mujt me i leju edhe të tjerët. Është dasht me qenë numri kufizuar i atyre që kanë pasur të drejtë ta përdorin.

Prokuorja: A ju mundësonin të komunikonit në zona të tjera dhe Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Ka pasur momente qe kemi zënë lidhjet por kanë qenë shumë të vështira sepse ndërhyrja e forcave armike në to ka qenë e lehtë, ne s’kemi mundur dhe s’kemi ditë me punu mirë me to dhe kemi pasur probleme.

Prokurorja: Po Shtabit të \Përgjithshëm a i dhatë pajisje të tilla komunikimi?

Mustafa: U kam ofruar dy rado-lidhje por nuk më kujtohet se kemi komunikuar përmes tyre me Shtabin e Përgjithshëm.

Prokurorja: e keni fjalën konkretisht me këto pajisje?

Mustafa: Po.

Prokurorja: A do të ishte saktë të themi se anëtarët e Zonës Operative të Llapit kishin kontakte të rregullta telefonik me Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Sa herë që kam mundur me i marrë në telefon jemi dëgjuar. Por të rregullta nuk do të kisha thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat