Borell shkon në pushimet e verës, takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi pasi spanjolli të kthehet në zyrë?

Aktuale

Borell shkon në pushimet e verës, takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi pasi spanjolli të kthehet në zyrë?

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:13
Borell - Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një kofnerencë të Përfaqëuesit të Lartë, Josep Borell, ka marrë fjalën dhe ka treguar se kreu i diplomacisë evropiane do të shkojë në pushime të verës.

Ai iu ka uruar një verë të këndshme gazetarëve që kanë përcjellë punën e Bashkimit Evropian dhe ka thënë se mbetet me shpresë për t’u parë në fund të gushtit në Toledo.

“Kaq ishte për sot dhe deri në rinisjen e punës pas pushimeve të verës, Përfaqësuesi i Lartë duhet të fluturojë , duhet të shkojë. Kështu që faliminderit shumë gazetarëve. Paqit një verë të mirë dhe me shpresë shihemi në Toledo në fund të gushtit”, ka thënë Stano.

Dje në Bruksel janë mbajtur edhe takime nga emisari sllovak, Miroslav Lajcak, me kryenegocaitorët e Kosovës dhe Serbisë.

Besnik Bislimi, numri dy i Qeverisë, ka thënë se është qëndrim i Miroslav Lajcak se finalizimi i sekuencimit të planit për zbatimin e Marrëveshjes Themelore kërkon një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Sipas të gjitha gjasave, ky takim i nivelit të lartë pritet të mbahet pas pushimeve të verës, gjithmonë nëse s’do të shfaqet ndonjë urgjencë në kuadër të procesit të negociatave dhe situatës në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat