Hoti takon Szunyog: Shpreha keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja

Aktuale

Hoti takon Szunyog: Shpreha keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:33
Hoti, Szunyog

Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur në takim ambasadorin e BE-së për Kosovë, Tomáš Szunyog.

Hoti ka treguar se çfarë ka folur me diplomatin evropian ku ndër të tjera sipas tij ka shprehur keqardhje që Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

“LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog.
Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza.
LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.
Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.
Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat