Arrestohet me urdhër të Gjykatës Speciale ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

Aktuale

Arrestohet me urdhër të Gjykatës Speciale ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:24
Dritan Goxhaj

Gjykata speciale ka lëshuar urdhërarrest për Dritan Goxhajn, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë.

Arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat