Mema: Serbia nuk ndau as një cent, nxënësit shqiptarë mësojnë në shi në Bujanoc

Aktuale

Mema: Serbia nuk ndau as një cent, nxënësit shqiptarë mësojnë në shi në Bujanoc

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:33
Marin Mema

Gazetari Marin Mema ka ngritur një shqetësim në Facebook, duke paraqitur një fotografi ku shihen disa nxënës shqiptarë në një shkollë të Bujanocit, të cilët sipas tij duhet të mbajnë çadra me vete për shkak të shiut që bie brenda objektit ku vijojnë mësimin.

Ai thotë se gjendja erdhi në këtë pikë për shkak se Serbia nuk investoi as edhe një cent në shkollat e mbushura me fëmijë shqiptarë, teksa ndau 5.3 milionë euro për shkollat ku mësojnë nxënësit serbë në Bujanoc.

“Në fotografi është shkolla “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Bujanocit ku fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë çadra për shkak të shiut që bie brënda! Pse kjo heshtje?”, shkroi Mema.

Mema kërkoi reagimin e Tiranës zyrtare përball këtij siç e quajti diskriminimi të frikshëm.

“Jemi përballë një diskriminimi të frikshëm, por Tirana hesht! Reagoni more, reagoni more fort, janë fëmijët tanë! E kemi detyrim kushtetues të flasim për ta, ti mbrojmë! Ky është turp! Si mundet ti braktisim fëmijët tanë, shqiptarët tanë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat