Mbledhje e jashtëzakonshme për shkak të rastit në Psikiatri ku vdiq një pacient

Aktuale

Mbledhje e jashtëzakonshme për shkak të rastit në Psikiatri ku vdiq një pacient

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Bordi Drejtues i SHSKUK’së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas njoftimit të SHKUK’së, pika e vetme e rendit të ditës ka qenë vdekja e pacientit në dhomën e Klinikës së Psikiatrisë.

“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë.

Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat