Intervista e Thaçit nga Haga, reagon Memli Krasniqi: Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin

Aktuale

Intervista e Thaçit nga Haga, reagon Memli Krasniqi: Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 20:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas intervistës së transmetuar të ish-presidentit Thaçi, të parën pas shkuarjes në Hagë.

Krasniqi ka thënë se për liderët e mëdhenj, në luftë apo në paqe, atdheu është gjithmonë i pari.

“Sonte dëgjuam një intervistë emocionuese, e cila në çdo fjalë përmbante ëndrrat, mallin dhe dashurinë e pakusht për Kosovën.

Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin Hashim Thaçi. Dielli do të lind përsëri, President”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat