“Dora e lënduar e Vuçiqit”, Dalipi tregon prapaskena se pse Serbia nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

Aktuale

“Dora e lënduar e Vuçiqit”, Dalipi tregon prapaskena se pse Serbia nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:56
Luan Dalipi dhe Albin Kurti

Luan Dalipi, shef i Kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në dy vazhdimë në rrjetin social X.

Në këto shkrime, Dalipi ka treguar edhe disa arsye se pse Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Sipas Dalipit, Serbia në një moment pretendoi se dora e Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, është lënduar.

Sipas z. Dalipit, Serbia po tallet me të gjithë.

“Serbia refuzoi në vazhdimësi të nënshkruajë marrëveshjen, duke përmendur arsye të ndryshme, përfshirë një lëndim të supozuar të dorës nga presidenti i Serbisë.

Ai po tallet me të gjithë të përfshirët! Pavarësisht këtyre sfidave, Këshilli Evropian miratoi konkluzionet më 23 mars, duke përshëndetur marrëveshjen.” – shkroi ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat