Eksperti i sigurisë: Sabotimi i radhës në Serbi erdhi nga Rusia!

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Sabotimi i radhës në Serbi erdhi nga Rusia!

Nga: A.SH Më: 16 shtator 2023 Në ora: 17:28
Një fëmijë luan pranë një sistemi kundërajror të vendosur pranë një stadiumi në Beograd. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Sot në Serbi ndodhi një shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes.

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ky është sabotimi i radhës që po ndodh në Serbi.

Sipas tij, e gjitha kjo ka ardhur nga elemntet ruse dhe ky veprim ka ndodhë si pasojë e spiunazhit sistematik rus brenda strukturave të sigurisë së Serbisë.

Postimi në Facebook:

Sabotimi i radhës në Serbi!

Sabotimi në industrinë ushtarake serbe nga elemente ruse dhe ky veprim ka ardhur si pasojë e spiunazhit sistematik rus brenda strukturave të sigurisë së Serbisë.

Pra në mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në kompleksin e kompanisë “EDePro”, në Leshtani, ka ndodhur një shpërthim në makinën punuese për prodhimin e karburantit të raketave, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Pyetjet që duhet të ngrihen janë :

- A është ky veprim një mesazh për Presidentin e Serbisë?

- Ky sabotim është bërë nga struktura të jashtme apo të brendshme në Serbi?

- A do të kemi në fazën tjetër, në rast se Serbia largohet nga Rusia, tentativë për vrasjen e Aleksandër Vuqiqit?

Për të gjitha këto pyetje duhet të marrim përgjigjen për të parë parashikimet e rrezikut në vendet e Ballkanit.

Kujtojmë se Njësia 29155 e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), në tetor të 2014-së kishte hedhur në erë depon e armeve në Vrbětice. Sipas autoriteteve çeke, operacioni kishte për synim sabotimin e kompanisë së armeve EMCO.

Ndërsa në vitin 2021 në Çaçak të Serbisë ka ndodhur një seri e eksplodimeve në fabrikën e municioneve “Sloboda”.

Modus operantit është i njejtë sikur 2021 ashtu tani !.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat