Berisha thotë se ka sinkronizim Kurti-Vuçiq-BE të dështojë dialogu, kërkon hetim nga CIA dhe Kongresi Amerikan

Aktuale

Berisha thotë se ka sinkronizim Kurti-Vuçiq-BE të dështojë dialogu, kërkon hetim nga CIA dhe Kongresi Amerikan

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:28
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur në lidhje me dështimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë.

Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha njoftimet dhe dokumentet e dialogut.

Në një prononcim për Ewronews.al, Berisha nënvizoi se si pasojë e dialogut në Bruksel Kosova në vend të njohjes ka detyrim të krijojë Asociacionin.

“Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mednimin tim më bën të dyshoj dhe unë në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar që të bëhet hetim nga Kongresi dhe inteligjenca amerikane për të gjithë procesin e dialogut. Duhet të bëhet kontroll i gjithë atij dokumentacioni dhe letërkëmbimeve pasi kam dyshime për një sinkronizim ndërmjet Kurtit, Vuçiq dhe ndërmjetësve të BE-së për ta sjellë situatën këtu ku e kanë sjellë”.

“Unë që nga fillimi në gjykim të pavarur kam pretenduar dhe pretendoj se diplomacia evropiane ka dështuar në çështjen e Kosovës. Diplomacia evropian dhe ndërmjetësit kanë dështuar në dialog. Të gjithë kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat