Kjo dyshohet të jetë predha që e goditi policin, Afrim Bunjaku

Aktuale

Kjo dyshohet të jetë predha që e goditi policin, Afrim Bunjaku

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:53
Afrim Bunjaku

Po vazhojnë të zbardhen misteret rreth rastit terrorist që ndodhi para gjashtë ditësh në Republikën e Kosovës, konkretisht në Banjskë të Zveçanit.

Aty mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku dhe 3 terroristë serbë.

Media ka siguruar pamje ekskluzive të municionit të serbëve të cilët e goditën për vdekje heroin kosovar, konkretisht predhën që goditi për vdekje heroin e ri të Kosovës.

Image
Predha me të cilën dyshohet se u vra rreshteri Bunjaku

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se polici Bunjaku ka qenë shembull gjatë 22 viteve kur ka punuar në Policinë e Kosovës.

“Bunjaku kaloi në detyrë në Zveçan, si mbikëqyrës i njësit patrullues, i cili kreu punën me përgjegjësi deri në rënien e tij. Gjatë punës së tij 22 vjeçare, ka dëshmuar dhe ndihmuar punën për qytetarët, ka qenë shembull, u shpërbly me mirënjohje, e certifikata. La pas vetën bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, të cilët duhet të jenë krenarë me të ashtu siç jemi ne”, tha Kelani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat