Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Serbia – ndalohet i dyshuari në Leposaviq

Aktuale

Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Serbia – ndalohet i dyshuari në Leposaviq

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë fshatin Bistricë të Leposaviqit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas policisë i dyshuari kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Serbia.

Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar”, ka njoftuar policia.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat