Quni: Nëse KFOR-i është pasiv, FSK-ja mund të reagojë

Aktuale

Quni: Nëse KFOR-i është pasiv, FSK-ja mund të reagojë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 22:27
Anton Quni

Anëtari i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni, thotë se çdo dërgim i çfarëdo formacioni në veri që posedon armatim mundet me minua procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është tërhequr vërejtja për shkak të senzivitetit të asaj pjese, për shkak të një proces, ku po dialogohet dhe po pritet me pas një epilog pozitiv. Dërgimi i çfarëdo formacioni që posedon armatim, mjete transporti, mjete luftarake, etj, munden me minua këtë proces do të thotë si demonstrim i forcës, si një forcë, e cila provokon situatën etj”, tha ish-ministri i FSK-së.

Quni thotë se nëse KFOR-i është pasiv dhe nuk ka përgjigje te komuniteti ndërkombëtar, atëherë “është e drejtë e jona që t’i përgjigjemi rreziqeve”.

“Është një zotim që është bërë në rrethana më të relaksuara, shumë ma paqësore. Në momentin që ne vlerësojmë që nuk ka përgjigje te komuniteti ndërkombëtar, KFOR-i është pasiv, po rrezikohet territori ynë, po rrezikohen qytetarët tanë, atëherë është e drejtë e jona absolute e institucioneve shtetërore e autoriteteve ushtarake, policisë e të gjithë qytetarëve që neve atyre rreziqeve duhet t’iu përgjigjemi”, tha deputeti i LDK-së.

“Ne po flasim për ato situata, të cilat janë të ndryshme nga ajo kur është arritur ndonjë marrëveshje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat