“Albin Kurti ka bërë punë të mirë në veri, duhet të menaxhojë më mirë brenda”

Aktuale

“Albin Kurti ka bërë punë të mirë në veri, duhet të menaxhojë më mirë brenda”

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 22:26
Albin Kurti

Ilir Kulla, ekspert i çështjes së sigurisë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë punë të mirë në veri të Kosovës.

Ai në Pressing, tha se Kurti duhet të menaxhojë më mirë edhe në çështjet e brendshme.

Sipas tij, Kosova edhe pa u njohur nga Serbia mund ta zhvillojë ekonominë, por edhe fushat e tjera.

Si shembull, Kulla mori Izraeëlin,  ku tha se edhe pse nuk është njohur nga vendet arabe sërish ka arritur të zhvillohet.

Në këtë mënyrë, ai tha se Kosova duhet të ketë plan zhvillimor, por edhe të merret me dialogun.

”Po i njëjti kryeministër që ka mbajtur një qëndrim shumë të fortë ndaj Serbisë, atëherë do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm që të kishte edhe zhvillim”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat