Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur prapaskenat e qëndrimit të kryeministres serbe, Ana Brnabiç.
Berisha u shpreh se me qëndrimin e saj “hundë e buzë”, i shprehu publikisht Ramës mesazhin e Vuçiç që “nuk e ke bërë mirë detyrën”.
“Samiti ishte ngjarja më e madhe për rajonin. Ky samit pati rezultat tjetër, varrosjen në piramidën e ish diktatorit të projektit ruso-serb “Ballkani i Hapur” dhe ëndrrën e Ramës për ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë.
Përtej fasadës, mikpritësi është vetë sherri. Tre ditë para Samiti mbajti fjalim kundër udhëheqjes politike të Kosovës, për fajin e vetëm se kanë kundërshtuar ndërhyrjet brutale të tij në punët e brendshme të Kosovës, Rama jo vetëm që nuk punoi për shkrirjen e akujve mes dy vendeve, por bëri të kundërtën, vazhdoi luftën e ftohtë.
Hundë e buzë e kryeministres serbe në krah të argatit të Beogradit.
Shprehur publikisht mesazhin e padronit të tij “Nuk e ke bërë mirë detyrën” ishte zotuar se Kurti nuk do të vinte në Samitin e Tiranës”, tha Berisha.