Presidentja Osmani organizon Darkën e Lamës në kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë

Aktuale

Presidentja Osmani organizon Darkën e Lamës në kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 20:13
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar darkën e përvitshme të falënderimeve, “Darka e Lamës” në kampin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, “Enver Zymeri”, ish-Belvedere në Mitrovicë.

Siç ka mësuar media, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe rreth 300 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Mësohet po ashtu se ideja prapa organizimit të darkës në këtë lokacion ka qenë falënderimi ndaj forcave policore pas zhvillimeve të kohëve të fundit në pjesën veriore të vendit, ku më 24 shtator mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku nga një grup terrorist i armatosur serb.

Kjo darkë tradicionalisht organizohet në përfundim të të korrurave, në fund të muajit tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat