Baton Haxhiu: Ushtria dhe Policia serbe kanë qenë gati për t’i ndihmuar sulmuesit në Banjskë, Rama e ka ditur

Aktuale

Baton Haxhiu: Ushtria dhe Policia serbe kanë qenë gati për t’i ndihmuar sulmuesit në Banjskë, Rama e ka ditur

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 22:31
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu tha se ushtria dhe policia e Serbisë ka qenë e gatshme që t’i ndihmojë agresionit, për ta bërë Veriun akt të kryer. Por tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka kërcënuar që Serbia hyn në luftë me NATO-n nëse kjo do të ndodhë.

Gazetari Haxhiu, tha se kryeministri shqiptar Edi Rama ka pas informacione të sakta se çfarë po ndodh në kufi me Kosovën dhe tha se për këto informata është shqetësuar nga qershori.

“Rama për faktin që është pjesë e NATO-s ka pas informacione të sakta se çfarë po ndodh në kufi me Kosovën, ka pas informata të sakta dhe ka paralajmëruar që nga qershori. Banjska ka qenë e paralajmëruar se do të ndodh një agresion, ku ushtria dhe policia e Serbisë ka qenë e gatshme që t’i ndihmojë këtij agresioni me datën 28-29 shtator me forcat e saja për ta bërë Veriun akt të kryer. Kjo me siguri do të dalë ndërkohë”, tha Haxhiu.

“Dhe është Bashkësia Ndërkombëtare e cila ka kërcënuar që Serbia hyn në luftë me NATO-n nëse kjo ndodh”, u shpreh ai.

“Për këto informata z.Rama ka qenë i shqetësuar nga qershori. Raporti i Albin Kurtit me Bashkësinë Ndërkombëtare ka qenë një problem kryesor…”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat