Deputeti i VV i përgjigjet Lutfi Hazirit: As Vuçiqi nuk e kërkon kaq shumë Asociacionin

Aktuale

Deputeti i VV i përgjigjet Lutfi Hazirit: As Vuçiqi nuk e kërkon kaq shumë Asociacionin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:35
Halil Thaçi 

Deputeti i VV, Halil Thaçi ka folur rreth deklaratës së fundit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili tha se: “Ditët e ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e Albin Kurtit”.

Thaçi thotë se kjo nuk është deklaratë e re, pasi sipas tij, prej që VV’ja ka fituar zgjedhjet janë përballur me kritika të tilla.

“Nuk është një deklaratë e mos-njohur nga ana e zyrtarëve të lartë të LDK-së. Që nga 14 shkurti i vitit 2021, me fitoren e VV’së, zyrtarët e kësaj partie kanë lëshuar të tilla deklarata”, tha Thaçi.

Thaçi thotë se është i habitur edhe me qasjen për Asociacionin, pasi siç thotë ai, as Vuçiqi s’e kërkon më shumë sesa LDK-ja.

“Unë nuk e di dhe me të vërtetë po befsohem nga këta zyrtarë, pse po e kanë kaq brengë Asociacionin. Vet Vuçiqi nuk e ka një brengë kaq të madhe për Asociacionin. Për këtë duhet pyetur edhe zyrtarët e LDK-së, a mos vallë i kanë borxh Vuçiqit apo çka?Asociacioni është një term që përdoret më së shumti në Kuvendin e Kosovës, në veçanti nga opozita e LDK-ja”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat