Familja Imeri me fjalë të mëdha për Kurtin: Këtë që bëri Vuçiqi godet rëndë Serbinë dhe bashkëpuëntorët e tij në Kosovë

Aktuale

Familja Imeri me fjalë të mëdha për Kurtin: Këtë që bëri Vuçiqi godet rëndë Serbinë dhe bashkëpuëntorët e tij në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:02
Albin Kurti gjatë takimit me ndërmjetësuesit e BE-së, në Bruksel.

Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi Asociacionin.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri, thonë se refuzimi i Aleksandër Vuçiqit që të nënshkruajë këtë marrëveshje godet rëndë Serbinë dhe bashkëpuëntorët e tij në Kosovë.

Sipas kësaj Familje, Vuçiqi e tradhtoj edhe terroristin Radoiçiq dhe një pjesë të opozitës në Kosovë.

Postimi i plotë:

- Pranimi i Asociacionit nga kryministri Albin Kurti dhe refuzimi që tash ia bëri presidenti radikalëve serb Aleksandër Vuçiq kësaj marrëveshje godet rëndë Serbinë dhe bashkëpunëtorët e tij në Kosovë...

- Tani duket sheshazi që Vuçiqi tradhtoj Radoiçiqin, tradhtoj një pjesë të opozitës së Kosovës dhe mediat e nëntokës...

- A mund të thonë më se Albin Kurti po na prishë me perëndimin? 😉

- Ani kush po thotë se, po thonë ata që janë në listën e zezë amerikane dhe në listën e zezë të prokurorëve amerikan...

- I dashur kryministër ta njefsha të mirën për jetë e mot..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat